Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E shtuna për plazh/ Temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri ditën e sotme, zonat më të nxehta në vend
Ditën e shtunë vendi ynë parashikohet me kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët, si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare në relievet kodrinore-malore të vendit. Temperaturat minimale do të jenë 17 gradë Celsius, ndërsa maksimale 39 gradë. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë 7-18m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.