E shkuara kriminale e personit që u rrëmbye në Lezhë, precedent penal për gjobëvënie

E shkuara kriminale e personit që u rrëmbye në Lezhë, precedent penal për gjobëvënie

Shtetasi D. Gj., i cili u rrëmbye sot në autostradën Lezhë-Tiranë dhe më pas u lirua, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai ka precedentë të rëndë penalë, pasi në vitin 2017 u arrestua për vendosjen e një gjobe prej 25 mijë euro ndaj një biznesmeni, duke e kërcënuar se do t’i vriste djalin. Në atë kohë, policia organizoi një operacion të kontrolluar dhe arrestoi D. Gj. së bashku me bashkëpunëtorin e tij, shtetasin L.Ç.  nga Shkodra, në momentin që po merrnin paratë nga viktima në fshatin Malecaj të Lezhës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 25 mijë eurot, dylbi, telefona celularë dhe automjeti që përdorej nga autorët. Hetimet zbuluan se biznesmeni kishte konflikte të vjetra pronësore dhe dyshohet se persona të...