E rrëmbyen, e vranë dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardhe dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

E rrëmbyen, e vranë dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardhe dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

Renis Dobra dhe 4 autorët TIRANË-SPAK ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykimin e katër personave të pandehur për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur më 8 korrik 2025 në zonën e Matit. Vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj dhe Petrit Çakraj akuzohen për veprat penale: “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. SPAK njofton se vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakraj kanë vepruar në mënyrë të koordinuar për të lokalizuar dhe më pas rrëmbyer 23-vjeçarin, ndërsa lëvizjet e tyre janë dokumentuar përmes kamerave të sigurisë, të dhënave GPS të automjeteve me qira, tabulateve telefonike...