E rëndë/ Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar

E rëndë/ Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar

Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Mësohet se një person i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës në dorë një 41-vjeçar. I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapur autorin. “Më datë 04.07.2025, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një person ende i paidentifikuar, ka goditur me një mjet prerës (thikë), në dorë shtetasin R. A., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.”- njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Sot.com.al