Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
E RËNDË – Shqiptarja 56- vjeçare në Greqi gjendet e pajetë nga i vëllai, gruaja ishte nënë e tre fëmijëve…
Një 56-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë këtë të mërkurë nga vëllai i saj. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në ishullin e Kretës në Chania. Siç raportojnë mediat greke, dyshohet se 56-vjeçarja i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur. Viktima është nënë e tre fëmijëve. Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes. Policia po bën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në...