E rëndë në Prishtinë, një grua sulmon me sëpatë fëmijët në park
Një grua është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fëmijët me sëpatë në një park dhe ka dëmtuar hapësirën. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 18:30. Pas informacioneve se një grua po sulmonte fëmijët dhe po dëmtonte hapësirën, policia shkoi në vendin e ngjarjes ku bëri ndalimin e të dyshuarës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sëpata, ndërsa gruaja u shoqërua në polici.
Burimi:
vizionplus.tv