E rëndë në Pogradec/ Gjendet një kufomë në liqen, ende pa identitet

E rëndë në Pogradec/ Gjendet një kufomë në liqen, ende pa identitet

Një person është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë sapo është nxjerrë në breg nga policia kufitare. Bëhet fjalë për një person të moshuar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije. Sakaq, policia po punon për identifikimin e të moshuarit dhe shkaqet e vdekjes së tij.
Burimi: Sot.com.al