E rëndë në Lushnjë, e moshuara vdes në spital pas injeksionit në ambulancën e lagjes! Dyshohet se…

E rëndë në Lushnjë, e moshuara vdes në spital pas injeksionit në ambulancën e lagjes! Dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, teksa një grua e moshuar humbi jetën pak pas injeksionit që bëri në ambulancën e lagjes. Policia vendore konfirmoi ngjarjen dhe se referoi materialet në Prokurori për rastin. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur viktima M. V., 78 vjeçe, pas një injeksioni në ambulancën e lagjes Savër, ka pësuar reaksion. “78-vjeçarja është dërguar në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën. Po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, bëri me dije policia vendore pas hetimeve paraprake. Mbetet e panjohur se çfarë e ka shkaktuar reaksionin...
Burimi: Javanews.al