E rëndë në Greqi/ Shpërthimi në rafineri i merr jetën shqiptarit, një tjetër në gjendje kritike (Emrat)
Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Mediat greke bëjnë me dije se viktima është 43-vjeçari Robert Cakaj, i cili ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. Ndërkohë, 50-vjeçari Dorian Hysa vijon të trajtohet në gjendje kritike, i intubuar, pasi ka pësuar lëndime të rënda në kokë. Sipas informacioneve paraprake, të dy punëtorët ishin pjesë e një ekipi të jashtëm kontraktor dhe po kryenin punime mirëmbajtjeje në ambientet e rafinerisë kur ndodhi incidenti. Fillimisht, dy punëtorët e plagosur rëndë u transportuan në spitalin e Korinthit. Në këtë spital mbërriti edhe një person i tretë, i cili kishte probleme shumë të lehta respiratore. Më pas, dy të plagosurit më...
Burimi:
argjiroja.net