E rëndë në Fushë-Krujë! Përplasen 3 automjete, humb jetën 19-vjeçari, 2 në gjendje të rëndë te Trauma

E rëndë në Fushë-Krujë! Përplasen 3 automjete, humb jetën 19-vjeçari, 2 në gjendje të rëndë te Trauma

pamje nga aksidenti FUSHË-KRUJË-Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar gjatë mbrëmjes së 25 shtatorit në fshatin Kamberas në Fushë Krujë. Në aksident u përfshinë 3 automjete, ku si pasojë e përplasjes Laert Zalla, 19 vjeç, i cili ishte pasagjer në njërin prej automjeteve, humbi jetën. Ai u transportua drejt Spitalit të Traumës, por mbërriti pa shenja jete. Të plagosur mbetën Blerim Durmo, 35 vjeç, dhe Enjo Shijaku, 18 vjeç, të cilët po marrin trajtim në Spitalin e Traumës.  Njoftimi i policisë: Rreth orës 21:15, në Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Kameras”, janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit B. D., 35 vjeç, E. Sh., rreth 19 vjeç, dhe L. S., 38 vjeç. Si pasojë, shtetasit B. D. dhe E. Sh. janë dëmtuar dhe ndodhen në...