Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
E rëndë/ Ndërron jetë 29-vjeçari, trupi i të riut gjendet në makinën e parkuar poshtë pallatit ku jetonte
Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç. Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.