E rëndë/ Makina përplas këmbësoren, 78 vjeçarja dërgohet në spital

E rëndë/ Makina përplas këmbësoren, 78 vjeçarja dërgohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes “Punëtori” në Gjirokastër. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Toyota”, që po lëvizte në aksin Zona Muzeale–Ura e Lumit, ka përplasur një këmbësore 78-vjeçare, e identifikuar si Violeta Selfo. Pas përplasjes, e moshuara është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku po merr ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Informacioni është paraprak dhe situata mund të përditësohet në vijim, në varësi të të dhënave që do të dalin nga hetimi.