E reja shqiptare ikën të jetojë me të dashurit, prindërit e kërcënojnë: Po nuk u ktheve, do ta bëjmë jetën ferr

E reja shqiptare ikën të jetojë me të dashurit, prindërit e kërcënojnë: Po nuk u ktheve, do ta bëjmë jetën ferr

Një 20-vjeçare me origjinë shqiptare në Rimini të Italisë u largua nga shtëpia për të jetuar me të dashurin e saj italian, por vendimi i saj u kthye në një makth. Sipas mediave italiane, prindërit e saj shqiptarë, 44 dhe 47 vjeç, me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe pjesë e komunitetit mysliman, nuk e pranuan lidhjen sepse partneri i vajzës nuk ishte i besimit islam. Ata dyshohet se e përndoqën dhe e kërcënuan për muaj me radhë, derisa përfunduan nën akuzë nga autoritetet italiane për përndjekje dhe kërcënime. Sipas mediave italiane, familja shqiptare jeton prej shumë vitesh në Rimini. Prindërit kishin vendosur rregulla të rrepta fetare në shtëpi dhe vajza ishte e detyruar t'u përmbahej kufizimeve për mënyrën e veshjes, shoqërinë dhe stilin e...