E qëlloi për vdekje shqiptarin, 35-vjeçari italian: Kam gabuar!
FOTO ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një tentative për grabitje në një banesë në Baldissero d’Alba në provincën e Cuneos Itali. Për ngjarjen është vënë nën hetim një 35-vjeçar italian. Sipas dëshmisë së 35-vjeçarit dëgjoi zhurma në oborr gjatë natës dhe pa disa persona pranë banesës. Ai doli në ballkon dhe qëlloi disa herë me armë në errësirë. Të shtënat prekën 36-vjeçarin Gjovalin Lazri, me origjinë shqiptare dhe banues prej vitesh në Torino i cili nuk mundi tu mbijetonte plagëve. Pas ngjarjes, 35-vjeçari ka shprehur pendesë për veprimin e tij. “Kam gabuar, nuk duhej të qëlloja”, mësohet të ketë thënë ai, ndërsa avokati i tij ka deklaruar se klienti është i tronditur nga ajo që ka ndodhur....
Burimi:
zeri.ai