E përplasi makina disa ditë më parë në Peshkopi, ndërron jetë në Spitalin e Traumës efektivi i policisë

E përplasi makina disa ditë më parë në Peshkopi, ndërron jetë në Spitalin e Traumës efektivi i policisë

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës efektivi i policisë, Veli Gjura, i cili u aksidentua disa ditë më parë teksa po ecte në trotuar në Peshkopi. Gjura u përplas nga një automjet tip “Golf” i drejtuar nga një 27-vjeçar me inicialet A.Sh., i cili dyshohet se humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga. Automjeti goditi fillimisht punonjësin e policisë dhe më pas përfundoi në një dyqan. Nga verifikimet e policisë rezultoi se drejtuesi i automjetit ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes. Ai u arrestua menjëherë dhe është shoqëruar në komisariat për procedurat ligjore të mëtejshme.
Burimi: Sot.com.al