E paprecedentë/ Protesta ka edhe “manual” nga Serbia? Studenti e pranon publikisht: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta

E paprecedentë/ Protesta ka edhe “manual” nga Serbia? Studenti e pranon publikisht: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta

Një prej studentëve që merr pjesë në protestat në Tiranë ka pranuar se mban kontakte të vazhdueshme me studentë në Serbi dhe se me ta diskutohen mënyrat e organizimit të protestave dhe format që janë përdorur atje. Deklarata u bë në emisionin “Breaking” në Euronews, kur studenti u pyet pikërisht për modelin serb të protestave dhe për “Listën e Studentëve”, lëvizja që pas muajsh protestash ka kaluar tashmë edhe në organizim elektoral. “Kam ndjekur dhe kam miq të mirë studentë në Serbi, me të cilët padyshim ngelemi në një kontakt të vazhdueshëm lidhur me organizimin e protestave dhe format që patjetër edhe ata kanë aplikuar”, tha ai. Pra, ndërsa protesta në Tiranë paraqitet si një lëvizje e të rinjve shqiptarë, të paktën një prej pjesëmarrësve...