“Kemi potencial për t’u përballur me ekipe më të forta”, Julian Shehi: Dua Europianin nga kualifikueset

“Kemi potencial për t’u përballur me ekipe më të forta”, Julian Shehi: Dua Europianin nga kualifikueset

Shqipëria ka luajtur sot ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë janë përballur me Bjellorusinë në transfertë në një sfidë që do të përcaktonte edhe vendin e parë në grup. Ekipi ynë kombëtar ka fituar me shifrat 0-2 falë golave të Manajt dhe Hysajt. Kjo fitore ka bërë që kuqezinjtë ta përfundojnë kompeticionin në krye të grupit. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe trajneri kanë dhënë intervistat e tyre për “TV Klan”. Shehu: “Jam shumë i lumtur që performova mirë. Kemi potencialin dhe kualitetin e duhur për tu përballur me ekipe më të forta. Jemi në rrugën e duhur. Europianin shpresoj ta arrijmë me anë të kualifikueseve dhe jo me anë të play off-it” ./Sport Ekspres/