E nisi për “pastrim”, i vuri flakën pyllit! Arrestohet 58 vjeçari në Shijak

E nisi për “pastrim”, i vuri flakën pyllit! Arrestohet 58 vjeçari në Shijak

Policia ka vënë në pranga një 58-vjeçar në Shijak, pasi dyshohet se është autori i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Shetel, duke vënë në rrezik edhe banesat përreth. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:00, kur i dyshuari, shtetasi I. B., banues në fshatin Shetel, dogji mbeturina në tokën e tij, por zjarri i doli jashtë kontrollit për shkak të erës së fortë. Flakët përfshinë një zonë të gjerë me sipërfaqe pyjore dhe rrezikuan seriozisht edhe disa banesa pranë vatrës së zjarrit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ku...