E-maili kërcënues nga “udhëheqësi i milicisë serbe”: Do mbeten vetëm copa mishi! Policia: Asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese
foto ilustruese TIRANË- Një e-mail me përmbajtje kërcënuese u është dërguar rreth 150 adresave elektronike të institucioneve në Shqipëri, gjatë ditës së sotme. Sipas mesazhit, pretendohet se në ndërtesat e institucioneve është vendosur një mjet shpërthyes, i cili do të aktivizohej pas një ore. Dërguesi prezantohet si “udhëheqësi i milicisë serbe” dhe përmes mesazhit kërcënon me sulme ndaj shqiptarëve. Në mesazhin kërcënues, dërguesi shprehet se sulmet sipas tij, do të vazhdojnë deri sa Kosova të njihet si tokë serbe. "Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush. Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si...
Burimi:
zeri.ai