E konfirmon Tare: Kemi bërë ofertë tjetër për Jasharin

E konfirmon Tare: Kemi bërë ofertë tjetër për Jasharin

Igli Tare, drejtor sportiv i Milanit, ka konfirmuar se klubi italian ka dërguar një ofertë të re për Ardon Jasharin te Club Brugge. Në një prononcim të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Tare deklaroi se kjo është oferta e fundit dhe nuk do të shkohet përtej çmimit të ofruar. “Ne kemi marrëdhënie shumë të mirë me Club Brugge dhe kemi bërë një ofertë tjetër për Jasharin. Besojmë se është një ofertë e rëndësishme, që përshtatet me vlerën e lojtarit. Nuk kemi ndërmend të shkojmë përtej kësaj oferte”, deklaroi Tare. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një ofertë prej 33.5...