Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E kërkon Real Madrid, por ëndrra e tij është skuadra ku u rrit! Problemi? 50 mln euro karton
25 Qershor 2025 17:15 Telesport Angelo Stiller ka më shumë gjasa të transferohet te Bayern sesa te Real Madrid. Edhe pse klubi madrilen e konsideron si pasuesin e Toni Kroos, mediat gjermane raportojnë se mesfushori po mendon rikthimin te Bayern. Stiller ka luajtur në Mynih nga viti 2010 deri në 2021, por asnjëherë në skuadrën e parë. Ai do të ishte gati për një rikthim, sepse do të ishte një ngjitje në karrierë. Problemi është se Stuttgart kërkon 50 mln euro për kartonin e tij. Bayern duhet të shesë Joao Palhinha, por portugezi refuzon të largohet.