E FUNDIT/ Penalltia e humbur kushton rëndë, Partizani humb në shtesa dhe eleminohet nga Liga e Konferencës

E FUNDIT/ Penalltia e humbur kushton rëndë, Partizani humb në shtesa dhe eleminohet nga Liga e Konferencës

Partizani ka përfunduar rrugëtimin e tij në arenën europiane. Të kuqtë janë eleminuar në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Pas barazimit 1-1 në Estoni, Partizani ka pritur në “Air Albania” Nome Kaljunë. Kryeqytetasit patën shansin e artë të siguronin kualifikimi në minutën e 79, por Skuka gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Koha e rregullt përfundoi me shifrat 0-0, ndërsa në të 104-tën Ivanovi shënoi golin e kualifikimit për Nome Kaljunë./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com