E akuzon për përndjekje, fyerje dhe…, Gazmend Paja kallëzon penalisht Elton Tozajn

E akuzon për përndjekje, fyerje dhe…, Gazmend Paja kallëzon penalisht Elton Tozajn

Aktori Gazmend Paja ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj Elton Tozajt, duke e akuzuar për përndjekje, shpifje dhe fyerje. Sipas pretendimeve të aktorit në kallëzim, Tozaj ka publikuar video në platforma si TikTok dhe YouTube, ku ka përmendur emrin e tij dhe i ka atribuar fakte dhe sjellje që Paja i cilëson të pavërteta. Në padi thuhet se në këto publikime janë përdorur edhe shprehje nënçmuese, të cilat, sipas aktorit, cenojnë nderin, dinjitetin dhe figurën e tij publike e profesionale. Për momentin, bëhet fjalë për pretendimet e paraqitura nga Gazmend Paja në kallëzimin penal. Nuk ka informacion në materialin e publikuar për një qëndrim të Elton Tozajt lidhur me akuzat. “I akuzuari, shtetasi Elton Tozaj, në cilësinë e njeriut të showbizit...