“E admiroj shumë sepse kurrë nuk bën asgjë të gabuar”, Luis Diaz zbulon futbollistin më të mirë në botë
3 Shtator 2026 18:07 Telesport Luis Diaz nuk ka asnjë dyshim se Harry Kane është sulmuesi më i mirë në botë dhe e meriton plotësisht të fitojë “Topin e Artë”. Anësori kolumbian nuk u kursye aspak për shokun e tij të skuadrës, pas fitores së Bayern 1-4 në transfertën ndaj VfL Osnabrück, e vlefshme për Kupën e Gjermanisë. “Harry Kane është më i miri në botë, pa dyshim. Ai e provoi këtë gjatë gjithë sezonit të kaluar dhe e ka treguar për një kohë të gjatë. E vërteta është se ai mund të bëjë gjithçka. E admiroj shumë sepse ndiej se ai kurrë nuk bën asgjë të gabuar. Mentaliteti i tij është i pabesueshëm. Për mua, ai është një nga pretendentët kryesorë për të fituar...
Burimi:
telesport.al