Dyshohet si kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)
Shpëtim Aliu është arrestuar në Rusi në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve rusë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, ndërsa GJKKO i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në qershor të vitit 2026. Sipas autoriteteve shqiptare, Aliu dyshohet për vepra penale që lidhen me trafikimin e narkotikëve, pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, si dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të një organizate kriminale. Emri i Shpëtim Aliut është përmendur edhe në hetime të mëparshme të SPAK për veprimtari të dyshuara të krimit të organizuar. Sipas raportimeve mbi dosjet hetimore, ai është identifikuar me nofkën “Salvatore” dhe është konsideruar nga hetuesit...
Burimi:
javanews.al