Dyshohet si i implikuar në krime zgjedhore, SPAK sekuestron celularin e zëvendëskryetarit të Bashkisë Pukë

Dyshohet si i implikuar në krime zgjedhore, SPAK sekuestron celularin e zëvendëskryetarit të Bashkisë Pukë

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kryer veprime në Bashkinë Pukë, në kuadër të një procedimi që lidhet me krimet zgjedhore. Me vendim gjykate janë sekuestruar 4 aparate celularë, mes të cilëve edhe ai i zëvendëskryetarit demokrat të Bashkisë Ndue Suma. Ai u ndalua nga agjentët e BKH teksa po udhëtonte me makinë afër Durrësit. Ky i fundit dyshohet se ka kryer veprën penale “dhënie e shpërblimeve dhe premtimeve”, e parashikuar nga neni 328 i kodit penal. Pjesë e këtij procedimi janë edhe persona të tjerë, që dyshohet se kanë kryer krime zgjedhore gjatë fushatës elektorale. ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!