Dyshohet se vodhi 69 milionë lekë, Gjykata liron nga burgu ish-drejtoreshën e Postës Durrës
Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, duke e zëvendësuar “arrestin në burg” me masën “arrest në shtëpi”. Mataj ndodhej në paraburgim që prej muajit korrik, pasi u vu nën hetim për përvetësimin e rreth 69 milionë lekëve të rinj, fonde të destinuara për pagesën e pensioneve në degët e Postës Shqiptare në Shijak dhe Krujë. Në fazën fillestare të hetimit, Gjykata e Durrësit caktoi ndaj Elisabeta Matajt masën e sigurisë “arrest në burg”. Vendimi u ankimua nga mbrojtja, por edhe Gjykata e Apelit e la në fuqi masën e arrestit në burg, duke bërë që ish-drejtoresha të vijonte qëndrimin në paraburgim. Në këtë dosje penale janë përfshirë edhe dy punonjëse të tjera...
Burimi:
gijotina.com