Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dyshohet se ishte i përfshirë në trasferimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani
Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit mbi krimin e organizuar të emigracionit në Britani. Mediat shkruajnë se shqiptari u nxor nga një qendër ndalimi për emigracionin pranë Aeroportit Gatwick këtë mëngjes e ditës së djeshme dhe u intervistua nga oficerët e NCA-së me dyshimin për ndihmë në emigracionin e paligjshëm. Ai dyshohet se është i përfshirë në lehtësimin e transferimit të emigrantëve nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet anijeve të vogla dhe mjeteve të rënda. “Ky arrestim është bërë si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm mbi udhëtimet shumë të rrezikshme të kontrabandës së njerëzve duke përdorur anije të vogla dhe mjete të rënda nëpër Kanal. NCA nuk do të lërë gur pa lëvizur –...