Dyshohet se do të kryenin vrasje, arrestohen 3 persona në Shkodër, kontrolle në Lezhë, Kamëz dhe Sarandë
foto ilustruese TIRANË-Tre persona janë arrestuar nga Policia në Shkodër, pasi dyshohet se do të kryenin një atentat. Gjatë operacionit janë sekuestruar armë dhe veshje që dyshohet se do të përdoreshin për vrasjen. Kontrollet janë zhvilluar në Shkodër, Lezhë, Kamëz dhe Sarandë. Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e personave të arrestuar dhe për të përcaktuar nëse ata kanë lidhje me ngjarjet kriminale të mëparshme. Blutë kanë dyshime të forta se kemi të bëjmë me të njëjtët autorë të atentatit në Sarandë, ku u ekzekutua Artan Myrtaj. Lidhur me operacionin detaje të reja priten në vijim. lajmi në përditësim...
Burimi:
zeri.ai