Dyshohej si perandor “i rremë”, monedha prej floriri zbulon të vërtetën

Dyshohej si perandor “i rremë”, monedha prej floriri zbulon të vërtetën

Shkencëtarët kanë zbuluar se një monedhë e lashtë floriri dëshmon se një perandor romak i shekullit të tretë, i cilësuar për shumë kohë si një personazh imagjinar, ekzistonte vërtet. Monedha mban emrin e Sponsian dhe portreti i tij u gjet më shumë se 300 vjet më parë në Transilvani, dikur një postë e largët e perandorisë romake. Në atë kohë u besua se personazhi i gdhendur në të ishte “fals” dhe u mbyll në dollapin e muzeut, por tani shkencëtarët thonë se shenjat e gërvishtjeve të dukshme nën një mikroskop vërtetojnë se ai ishte në qarkullim 2000 vjet më parë. “Ne gjetëm një perandor. Ai ishte një figurë që mendohej se ishte i sajuar dhe i fshirë nga ekspertët. Por ne mendojmë se ai ishte...