Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dyshimet e para/ Gjendet e pajetë një e moshuar në fshatin Lin të Pogradecit
👁5793
Ditën e sotme në fshatin Lin të Pogradecit, një e moshuar është gjetur e pajetë në banesë. Mësohet se e moshuara jetonte e vetme ndërsa dyshohet se mund të jetë rrëzuar nga shkallët dhe ka humbur jetën. Trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Pogradecit për të bërë ekspertizën mjeko ligjore. Policia është në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat.