Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Dyshime për lidhje intime/ Arrestohet bashkëpunëtori i vajzës që mbyti babanë me tel
Policia e Fierit ka arrestuar 55-vjeçarin Çlirim Dogani nga fshati Arapaj i Roskovecit, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen makabre të 56-vjeçarit Anesti Rama nga vajza e tij, Ermalinda Rama, në fshatin Frashër më 23 korrik. Hetimet paraprake sugjerojnë se Dogani kishte krijuar një lidhje intime me 26-vjeçaren, të cilën e kishte njohur gjatë punës në serat e zonës Suk dhe Arapaj, ku jeton edhe motra e saj. Burime hetimore thonë se marrëdhënia është kundërshtuar nga viktima, duke çuar në konflikt të ashpër brenda familjes. Sipas Policisë, 26-vjeçarja dyshohet se e mbyti babanë me tel, ndërsa në krim janë...