Dyshime për humbje jetësh nga protesta e dhunshme/ Ministria e Shendetesise i quan “fake news”
Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të personave që janë paraqitur në spitalet e Tiranës pas protestës së studentëve. Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës është paraqitur një protestues, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Ai raportohet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është koshient. Në të njëjtin spital është trajtuar edhe një efektiv policie, i cili, pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, është larguar me këshillën e mjekut. Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur tre protestues me dëmtime të lehta. Dy prej tyre janë larguar pas marrjes së trajtimit mjekësor, ndërsa i treti vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ministria ka reaguar gjithashtu lidhur me informacionet që...
Burimi:
ntv.al