Dyfishohet numri i fëmijëve me hipertension, kardiologia: Po vërejmë plakje të parakohshme të enëve të gjakut te fëmijët

Dyfishohet numri i fëmijëve me hipertension, kardiologia: Po vërejmë plakje të parakohshme të enëve të gjakut te fëmijët

Dëmtimi i zemrës  tashmë po nis që në fëmijëri. Një nga faktorët siç është hipertensioni por prek dy herë më shumë fëmijë se më parë. Mjekët kardiologë theksojnë se trendi është në rritje jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë. “Ka qenë një përqindje rreth 4% në Europë dhe në botë, ndërsa tani ka filluar të shfaqet një trend rritjeje deri në 8%. Pra, shfaqja e hershme e faktorëve të rrezikut sigurisht që do të bëjë që të kemi sëmundje kardiovaskulare në mosha shumë më të hershme. Pra, hipertensioni te fëmijët, i shoqëruar me obezitetin, janë faktorë rreziku të cilët e rrisin dyfish rrezikun për humbje jete te individët deri në moshën 35 vjeç”, u shpreh Ëngjëllushe Hasani – Kardiologe QSH.2. Mjekja kardiologë, Ëngjëllushe...