Dybala: “Shpresoj ta mbyll karrierën në Romë, por është herët për të folur për këtë”
12 Tetor 2026 15:15 Alfred Lleshi “Champions League? Sezonin e kaluar dhamë gjithçka. Kjo na solli gëzim neve dhe tifozëve tanë. Na bëri gjithashtu të ndiheshim krenarë. Do të jetë e vështirë, sepse do të përballemi me disa nga skuadrat më të trofeshme në botë, por me mbështetjen e tifozëve tanë do të kemi diçka më shumë”. Kështu u shpreh Paulo Dybala për kanalet e UEFA-s, në prag të ndeshjes së të mërkurës kundër Real Madridit. “Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se do të ndërtoja një karrierë të tillë këtu, – shtoi argjentinasi, duke folur për rrugëtimin e tij në Itali. – Ky vend më ka pritur krahëhapur. Njerëzit më kanë ndihmuar të rritem si njeri dhe si futbollist. Këtu kam përjetuar shumë emocione, momente...
Burimi:
telesport.al