Dy vendet e dyta i japin Lara Colturi vendin e parë provizor në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës
17 Nëntor 2026 10:44 Telesport Dy vendet e dyta radhazi të arritura në dy garat e para sezonale të Kupës së Botës për femra në ski, i kanë dhënë lidershipin skiatores shqiptare Lara Colturi. Ajo udhëheq renditjen provizore me 160 pikë. Po 160 pikë ka edhe skiatorja gjermane Emma Aicher, ndaj të dyja skiatoret qëndrojnë së bashku në vendin e parë. Në vendin e tretë, me 100 pikë, ndodhet skiatorja amerikane Paula Moltzan. Aicher dhe Moltzan janë dy fitueset e dy garave të deritanishme, në pistat e Soelden dhe Levi, dy gara ku Colturi është renditur e dyta. Skiatorja kuqezi, që dy ditë më parë festoi 20-vjetorin, ka qenë pranë fitores në këto gara. Colturi ka bërë paraqitje shumë të mira, duke iu afruar shumë...
Burimi:
telesport.al