Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Dy titullarë të rëndësishëm janë gati, Vllaznia e plotë për përmbysjen në Letoni
Përgatitjet e Vllaznisë kanë vijuar në kuadër të ndeshjes së kthimit ndaj Daugavpils për turin e parë të Conference League. Shkodranët u mposhtën në duelin e ndeshjes së parë me rezultatin 0-1 dhe tashmë në Letoni do të tentohet përmbysja, për të kaluar në turin e dytë të kompeticionit, që është edhe një objektiv në kampin shkodran. Para këtij dueli, ka një fakt që gëzon trajnerin Martini: është plotësimi i grupit të futbollistëve, me Krymin e Malën që pritet të jenë në fushën e lojës që nga minuta e parë. Dy mesfushorët që shfaqën probleme fizike në ndeshjen e parë,...