Dy poezi nga Migel Flor: Prehje e paqetë

Dy poezi nga Migel Flor: Prehje e paqetë

Ju ftojmë t’i lexoni dy poezi nga autorja, Migel Flor: PREHJE E PAQETË Në folenë prej flokësh të vdekurzogu i gjumit çel vezë pa sy,era kreh terrin e lodhur,e zeza e natës fle brenda tij. Si një gjarpër përrallash shtrirëgëlltit mllefin e botës në terrme krahët prej zjarri të ftohur,e mbush qiellin pikellim dhe vrer. KTHIM I VERBËR Mbi shkëmbinj derdhen flokët e mi sonte,në një ëndërr brigjeve të Jonit këtë natëku lashë fëmijërinë e gjithçka të brishtë,ku u bëra shkëmb dhe hap i lehtë mbi asfalt. Aty qava, aty qesha, aty rashëe prap njëmijë herë u ringrita,lotët fshija me shamitë e muzgjeve,teksa buzëqeshjetpërgënjeshtronte dita. Mes detit dhe asfaltit mbetaderisa heshtur u ktheva një ditë.Joni më pa e njohu përsëripor unë, unë kisha humbur sytë....