Dy persona me motor atentat shqiptarit në Athinë, detajet e para

Dy persona me motor atentat shqiptarit në Athinë, detajet e para

Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së hënës, në zonën e Patisias në Athinë. Ngjarja ka ndodhur pak para orës 05:00, në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Anninou, sipas raportimeve të mediave greke. Dy persona, të cilët lëviznin me një motoçikletë, i janë afruar 55-vjeçarit dhe kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij. Plumbat e kanë kapur në gjymtyrët e poshtme, duke e lënë të plagosur. Pas sulmit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ende nuk ka të dhëna për identitetin e tyre. I plagosuri është transportuar me ambulancë në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku ka marrë trajtimin mjekësor. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë,...