Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona

Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë dhe Krujë, pasi u kapën duke poseduar armë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Policia njofton se gjatë dy operacioneve të zhvilluara brenda 24 orëve janë sekuestruar 3 armë, 17 kapsolla elektrike, municion luftarak, një shënjestër optike, 2 mjete prerëse dhe një peshore elektronike. Operacionet janë finalizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të shtimit të vigjilencës dhe intensifikimit të punës operative për parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të kryhen nga persona që posedojnë armë në mënyrë të paligjshme. Në kuadër të operacionit të koduar “Qëllimi”, Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, arrestoi shtetasin A. Z., 36 vjeç, me precedent penal. Gjatë kontrollit në banesën e...