Dy ish-drejtuesit mbeten në burg, Apeli vendos mbi masat për zyrtarët e “Bankers”

Dy ish-drejtuesit mbeten në burg, Apeli vendos mbi masat për zyrtarët e “Bankers”

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur këtë të mërkurë në lidhje me masat e sigurisë për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e kompanisë Bankers Petroleum, pas seancës që nisi të martën dhe u shty për sot. Në fokus të çështjes ishin 14 masa sigurie të lëshuara më herët nga Gjykata e Fierit, prej të cilave 10 janë ekzekutuar, ndërsa 4 persona vijojnë të jenë në kërkim. Masat u ankimuan nga të pandehurit, ndërsa Apeli vendosi të zbusë disa prej tyre, duke lënë në fuqi ato më të rëndat. Arresti me burg mbetet në fuqi për dy drejtuesit kryesorë ku nuk ndryshoi masën “arrest me burg” për dy nga figurat kryesore të hetimit: Hongping Xiao, CEO aktual i kompanisë, shtetas kinez si dhe Leonidha Çobo, ish-administrator...