Dy humbje janë shumë për Dinamon, sot blutë përballen me Egnatian në Elbasan

Dy humbje janë shumë për Dinamon, sot blutë përballen me Egnatian në Elbasan

Një supersfidë përmbyllëse e javës së tetë është parashikuar të zhvillohet sot në Abissnet Superiore. Ndeshja Dinamo Siti- Egnatia këtë pasdite në orën 18:30 (“Elbasan Arena”) konsiderohet dueli që do të nxjerrë në pah vlerat reale mes dy ekipëve pretendente për të fituar titullin kampion 2026/27. Blutë pritës, kanë disa javë që kanë ulur ritmin e për pasojë kanë regjistruar 2 humbje me Vllazninë dhe Teutën. Madje dhe në fitoren e fundit të tyre me Laçin vuajtën goxha derisa rivali mbeti me një futbollist më pak… Gjithësesi, sot për Ilir Dajën rikthehet kapiteni Bruno Dita teksa së bashku me Alijin, pritet të bëjnë dyshën e qendrës në mbrojtje. Ndërkohë Egnatia vjen në këtë përballje pasi luajti me dinjitet në Conference League (faza e Ligës) ndaj...