Dy helikopterë në terren/ Zjarri në Delvinë po përhapet edhe më shumë, e pamundur ta shuajnë

Dy helikopterë në terren/ Zjarri në Delvinë po përhapet edhe më shumë, e pamundur ta shuajnë

Zjarri i përmasave të mëdha që ka nisur prej disa orësh djeg sipërfaqe të gjera me kullota në zonën e luginës së Kalasës, pranë Delvinës. Flakët kanë përfshirë tashmë disa plantacione me drurë frutorë dhe janë duke iu afruar rrezikshëm masiveve me ullinj në afërsi të fshatit Fushë-Vërri. Një nga drejtimet e përhapjes së zjarrit është faqja e malit të Gjerë, drejt qafës së Skërficës, pranë rrugës nacionale Kardhiq–Delvinë, ndërsa një tjetër krah i flakëve po avancon drejt jugut. Era po favorizon përhapjen e zjarrit, i cili dyshohet se është i qëllimshëm. Ndërhyrja nga toka paraqitet shumë e vështirë për...