Dy ditë në pritje dhe pa zgjidhje, Wizz Air bllokon pasagjerët shqiptarë në aeroportin e Barcelonës

Dy ditë në pritje dhe pa zgjidhje, Wizz Air bllokon pasagjerët shqiptarë në aeroportin e Barcelonës

Dhjetëra qytetarë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Barcelonës, pasi nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt Tiranës me kompaninë ajrore Wizz Air. Problemet kanë nisur që prej ditës së djeshme, kur fluturimi i planifikuar për në kryeqytetin shqiptar u shty fillimisht dhe më pas u anulua. Sipas dëshmive të pasagjerëve, nisja ishte parashikuar të kryhej gjatë ditës së djeshme, por kompania e shtyu fluturimin për në orën 03:00 të mëngjesit. Më vonë, udhëtarët u njoftuan se fluturimi nuk do të realizohej. Pas anulimit, atyre iu dhanë bileta për një tjetër udhëtim, të planifikuar për mesditën e sotme. Por edhe kjo zgjidhje rezultoi problematike. Pasagjerët tregojnë se kishin kryer procedurat në aeroport dhe kishin arritur deri te porta e imbarkimit, kur u komunikua se...