Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi i automjeteve
Durrësi është zgjuar këtë të premte me reshje të dendura shiu, të cilat kanë sjellë probleme për qytetin bregdetar. Si pasojë e reshjeve të dendura, makinat ‘notojnë’ në ujë, ndërsa shumë prej kanalizimeve janë bllokuar duke mos kryer funksionin e tyre. Për shkak të reshjeve të shumta që përfshinë Durrësin, një tjetër shqetësim këtë mëngjes të të premteje janë edhe ujërat e zeza, të cilat kanë plasur në sipërfaqe. Për këtë çështje problematike dhe shqetësuese, policia ka bllokuar hyrjen ne drejtim te Drejtorisë Vendore, ndërsa si pasojë e reshjeve janë bllokuar gjithashtu edhe dy gjimnaze dhe shkolla ‘Qemal Mici’. Pamjet e filmuara në disa lagje, tregojnë praninë e ujit në rrugë, ndërsa problematika raportohet edhe në Shkozet dhe në lagjen nr. 18. Reshjet kanë vështirësuar...
Burimi:
gijotina.com