Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Durrës/ Vidhte para dhe aksesorë në mjetet e pushuesve, në pranga 40-vjeçari
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 40-vjeçar, pasi vidhte shuma parash dhe aksesorë në automjetet e pushuesve, motoçikleta dhe sende me vlerë në banesa. Mësohet se ky shtetas është autor i 5 vjedhjeve të ndodhura në lagjet nr. 12 dhe nr. 17. Ai ishte shpallur në kërkim, si i dyshuar për disa vjedhje në banesa të ndodhura më parë, në disa lagje të qytetit të Durrësit. “Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Durrës, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga këqyrja e kamerave dhe në prova të tjera të siguruara gjatë hetimit, u finalizua operacioni policor i koduar “Pamjet”. Në...