Durrës, kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin, arrestohet i riu

Durrës, kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin, arrestohet i riu

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi kanosi një të moshuar me kallashnikov pas një konflikti për motive të dobëta. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pasi morën informacion për një konflikt në lagjen nr.8, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe parandalimin e përshkallëzimi të tij. Në kuadër të operacionit të koduar “Relatives”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: -H. Ll., 36 vjeç, banues në Durrës, shtetas me precedentë të theksuar penal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit. Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. B., 69 vjeç, banues në Durrës dhe më pas e ka kanosur atë, me armë zjarri kallashnikov, që e posedonte pa...