Dukati prej 10 ditësh nën flakë, pritet sërish ndërhyrje nga ajri

Dukati prej 10 ditësh nën flakë, pritet sërish ndërhyrje nga ajri

Prej më shumë se 10 ditësh, zjarri në malin e Dukatit në Vlorë vijon të jetë aktiv. Flakët janë përhapur me intensitet, duke iu afruar rrezikshëm Parkut Kombëtar të Llogarasë, një prej zonave më të bukura dhe të mbrojtura të bregdetit jugor, raporton “Tv Klan”. Pavarësisht ndërhyrjeve nga toka dhe ajri, përfshirë dy avionët zjarrfikës të ardhur nga Greqia, situata mbetet kritike. Forcat zjarrfikëse janë përqendruar në zonën e Llogarasë për të mos lejuar përhapjen drejt pyjeve të parkut dhe zonave turistike. Ndërhyrjet ajrore pritet të rinisin sërish gjatë ditës së sotme, 23 korrik, me të njëjtët avionë të Mekanizmit...
Burimi: Opinion.al