Duka takohet me arbitrat e Kategorisë së Parë dhe ka një thirrje për ta

Duka takohet me arbitrat e Kategorisë së Parë dhe ka një thirrje për ta

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një takim me arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Parë, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe me synimin për të përcjellë mesazhe të rëndësishme mbi përgjegjësinë, standardet dhe profesionalizmin në arbitrim. Në takim ishin të pranishëm edhe Drejtori i Departamentit të Arbitrimit në FSHF, Bernardino González Vázquez, si dhe kryetari i Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, Tahir Kastrati. Në fjalën e tij, Presidenti Duka theksoi rolin qendror që arbitri ka në zhvillimin e një ndeshjeje, duke nënvizuar përgjegjësinë që mbart trupa e arbitrimit për të garantuar mbarëvajtjen e lojës dhe respektimin e rregullave. “Unë nuk marr përsipër të bëj leksione teknike se si arbitrohet, por të paktën një gjë e di dhe...