Duka mbledh lojtarët e Kombëtares para ndeshjeve të Ligës së Kombeve: Duam vendin e parë në grup, frymë skuadre dhe karakter!
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ishte pranë ekipit Kombëtar mbrëmjen e djeshme, duke përcjellë mesazhin e tij për lojtarët dhe stafin kuqezi, teksa skuadra vijon përgatitjet për ndeshjet e radhës në UEFA Nations League. Duka vuri theksin te përkushtimi, puna në grup dhe rëndësia e nisjes së mbarë të këtij grumbullimi. Duke folur për sfidën e parë ndaj Bjellorusisë dhe objektivin e Kombëtares për këtë grumbullim, Presidenti Duka theksoi se vendi i parë në grup kërkon angazhim maksimal që në ditët e para. “Personalisht kam një lloj meraku apo preokupimi për këtë ndeshje, sepse në pamje të parë gjithkush mendon se ne jemi favoritët dhe ne e fitojmë grupin, por asnjëherë nuk mund të vijë vetë. Fitorja vjen vetëm nëse impenjohesh maksimalisht, ke...
Burimi:
javanews.al